Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, pas përfundimit të takimit më shumë se dy orë me kryeministrin, Albin Kurti është deklaruar para mediave.
I pari i LDK’së ka thënë se nga këto takime, nuk pati lëvizje të reja dhe si rezultat s’ka marrëveshje akoma.
“Nuk kemi ndonjë të re. Zhvillova takimin e radhës me kryetarin e LVV dhe kryeministrin Albin Kurti. Diskutuam për afatin kohor, kemi më pak se 3 javë për të arritur një konsensus dhe për të arritur një marrëveshje eventuale, në të kundërtën vendi shkon në zgjedhje. Po provojmë që përmes takimeve të gjejmë një zgjidhje të përbashkët. Nuk kemi ndonjë lëvizje të re nga ky takim i sotëm”, tha Abdixhiku.
Kurt ka thënë se “Çdo marrëveshje që siguron kuorumin për presidentin e ardhshëm është e mirëseardhur. Për këtë duhet pasur diskutime me të gjitha partitë. Jo nuk kemi diskutuar ende emra konkretë. Siç e dini tri pozita nuk mund ti takojnë një partie politike”, ka thënë Adixhiku pas takimit./Periskopi

