Dorart Kastrati, portieri i Kikës nga Hogoshti, po kalon një formë shumë të mirë këtë sezon. Nga 7 ndeshje të zhvilluara, ai në 5 prej tyre nuk ka pranuar gol, që i bie 450 minuta pa u mposhtur. Vetëm në 2 ndeshje ai ka pësuar gol.
Kastrati po konsiderohet si një nga portierët më në formë në Ligën e Parë, duke ndihmuar shumë ekipin e Kikës me paraqitjet e tij.
Ai punon nën udhëheqjen e trajnerit të portierëve, Etrit Gagica.
Skuadra e Kikës këtë sezon është nën drejtimin e trajnerit Burim Shala dhe po tregon stabilitet në lojë.
Gjatë afatit kalimtar dimëror, Dorart Kastrati kishte 4 oferta për t’u transferuar te skuadra të tjera, por ai vendosi të vazhdojë me Kikën./radiostar/

