Sot është mbajtur shorti për rundin e tretë të ndeshjeve kualifikuese për Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës.Skuadra kosovare Drita ka mësuar kundërshtarin e mundshëm në rundin e tretë kualifikues për Europa League.
Kampioni i Kosovës në futboll do të përballet me skuadrën nga Luksemburgu, F91 Dudelange, në rundin e dytë kualifikues.Drita do të luajë në rundin e dytë të kualifikimeve për Europa League, pasi u mposht në rundin e parë kualifikues për Ligën e Kampionëve nga ekipi suedez Malmo.Në rast se kualifikohet ndaj Dudelanges, ekipi nga Gjilani në rundin e tretë do të ndeshet me fituesin e takimit tjetër të rundit të dytë, Spartak Trnava – Legia Warszawa.Drita do të luajë dy ndeshjet e saj të rundit të dytë kualifikues kundër F91 Dudelange më 26 korrik dhe më 2 gusht (ndeshjen e kthimit.