Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni ka pritur sot në zyrën e tij kampionet e KV Drita Femrat, pas triumfit të jashtëzakonshëm në finalen e Kupës së Kosovës. Kryetari i Gjilanit vlerësoi lart paraqitjen dhe shpirtin luftarak të ekipit, i cili me një përmbysje spektakolare arriti të sigurojë trofeun e nëntë në këtë garë.
Duke e cilësuar këtë sukses si dëshmi të traditës dhe fuqisë së volejbollit në qytet, Hyseni theksoi se Drita vazhdon ta mbajë Gjilanin në majat e sportit vendor.
Ai përgëzoi lojtaret, trajnerin Lorik Ilazi dhe gjithë stafin për angazhimin dhe emocionet e dhuruara, duke shtuar se ky ekip mbetet krenari e gjithë qytetit.

