Metal Group 1967 LLC është kompani e specializuar në prodhimin e konstruksioneve metalike, e cila po zgjerohet me projekte të reja ne tregjet ndërkombëtare dhe po kërkon profesionistë të përkushtuar për t’iu bashkuar ekipit tonë. Ne ofrojmë kushte të mira pune, pagë konkurruese, shujte, sigurim shëndetësor dhe mundësi zhvillimi profesional në një ambient dinamik dhe bashkëkohor.
Të interesuarit mund të aplikojnë për pozitat e mëposhtme:
Pozitat e hapura:
1. Operator të Makinerive te prodhimit CNC (2 Pozita)
2. Inxhinier i Ndërtimit (1 Pozite) dhe
3. Inxhinier i Makinerisë (1 Pozite)
Kriteret e aplikimit:
• Përvoja e punës: Preferohet përvoja relevante në pozitat përkatëse.
• Njohuri teknike: Aftësi për të lexuar dhe interpretuar vizatime teknike.
• Puna ekipore: Aftësi për të bashkëpunuar me kolegët në një ambient dinamik.
• Fleksibilitet: Gatishmëri për të punuar me orare fleksibile dhe për të përmbushur detyra të ndryshme sipas nevojës.
Shënim: Kandidatët me përvojë pune relevante do të kenë përparësi gjatë përzgjedhjes.
Çfarë ofrojmë:
• Sigurim shëndetësor.
• Ushqim cilësor në kuzhinën tonë të brendshme.
• Orar pune: 40 orë në javë.
• Pushime vjetore në përputhje me legjislacionin në fuqi ne Republikën e Kosovës.
• Pagë konkurruese dhe bonuse për festa të veçanta.
Dokumentet e nevojshme për aplikim:
• CV e azhurnuar.
• Kopje e diplomave ose certifikatave relevante.
• Referenca nga punëdhënësit e mëparshëm (nëse ka).
Si të aplikoni:
Dërgoni dokumentet tuaja në e-mail: info@metalgroup-ks.com, duke specifikuar pozitën për të cilën po aplikoni në subjektin e e-mailit. Apo te plotësoni ne forme fizike aplikacionet e punës pran Objektit te Metal Group 1967 LLC.
Për më shumë informacion, mund të na kontaktoni në numrin: +38348288788
Bashkohuni me METAL GROUP 1967 LLC dhe bëhuni pjesë e një ekipi të suksesshëm!

