Kampioni i Kosovës në futboll, FC Drita, ka arritur në qytetin Dudelange të Luksemburgut, sot në orët e hershme të mëngjesit, njoftojnë drejtuesit e klubit.
Skuadra bardh e kaltër do të ballafaqohet në fushën e blertë me kampionin e Luksemburgut FC”F91 Dudelange”, takim ky që luhet në kuadër të rrethit të dytë të kualifikimeve për Europa League.
Ndeshja do të zhvillohet me datë 26.07.2018 nga ora 18:30 në stadiumin e qytetit në Dudelang, ndërsa ndeshja e kthimit do të zhvillohet pas një jave në Kosovë.