Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, ka bërë të ditur nisjen e punimeve për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në kryqëzimin e magjistrales Gjilan–Prishtinë.
Ai theksoi se pas përfundimit të procedurave administrative dhe lidhjes së kontratës, tashmë kanë filluar ndërhyrjet e para në terren, duke e cilësuar këtë projekt si një hap konkret drejt lehtësimit të qarkullimit dhe eliminimit të kolonave të përditshme në këtë segment rrugor.

