Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka marrë pjesë në panelin “Ballkani Perëndimor dhe Bashkimi Europian: Drejt integrimit të plotë”, të mbajtur në Forumin Ekonomik të Delfit në Greqi.
Sipas një njoftimi nga Ministria e Punëve të Jashtme, Konjufca ka theksuar se qytetarët e Kosovës kanë një nivel të lartë përkushtimi ndaj vlerave të Bashkimit Evropian dhe se vendi ka shënuar progres të rëndësishëm në rrugën e integrimit evropian.
Ai ka kërkuar përshpejtim të procesit për dhënien e statusit të kandidatit për Kosovën në Bashkimi Evropian, duke e cilësuar integrimin e Ballkanit Perëndimor si një investim strategjik për të gjithë Evropën.
Në fjalimin e tij, Konjufca ka deklaruar se Kosova është e gatshme për hapa të mëtejshëm në procesin integrues dhe se BE-ja duhet ta mbështesë këtë angazhim, jo vetëm për forcimin e stabilitetit rajonal, por edhe të sigurisë dhe perspektivës evropiane në tërësi.
“Lënia pas e Kosovës do të rrezikonte ta kthente Ballkanin Perëndimor nga WB6 në WB5, duke dobësuar momentumin e rajonit drejt integrimit në BE”, është shprehur ai.

