REAGIM
Sot nga mediat jemi njoftuar për kërkesën e Grupit të Këshilltarëve të AAK-së Dega në Gjilan për emërimin e Stadiumit të Qytetit në Gjilan.
Ne si klub përmes këtij reagimi shprehim kundërshtimin tonë për një propozim të tillë, duke e konsideruar fillimisht si qështje krejtësisht politike që edhe njëherë tregon për tendencën e përfshirjës së politikës në sport.
Ky propozim gjithashtu është edhe në kundërshtim me realitetin sportiv në Gjilan, sepse propozuesit sikur kanë harruar se në Stadiumin e Qytetit i zhvillojnë garat dy klube të futbollit,madje në kampionatin e fundit 3 klube i kan zhvilluar ndeshjet e tyre si vendas në këtë Stadium.
Ajo që është edhe më tepër shqetësuese për Klubin tonë është tendenca e propozuesëve për të barazuar figurën e Agim Ramadanit me një donator të një klubi të futbollit. Figura të tilla si Agim Ramadani apo edhe e dëshmorëve të tjerë janë të pakrahasueshme me çdo individ cilido qoftë kontributi i tijë në sport.
SC Gjilani kërkon nga Kryetari i Komunës z. Lutfi Haziri por edhe nga grupimet e tjera politike në Kuvendin Komunal të Gjilanit,që një propozim të tillë ta refuzojnë në menyrë kategorike,dhe të mos lejojne që me manipulime të këtilla të krijohen situata të pakëndëshme.
Kryesia e SC Gjilanit
Gjilan,26 Korrik