I vendosur në kodrat piktoreske të Përlepnicës, në afërsi të Gjilan, Vali Ranch Resort & Congress Center është kthyer në një nga destinacionet më të kërkuara për relaks, evente dhe përjetime unike. Me një panoramë që të lë pa fjalë dhe një koncept modern që ndërthur elegancën me traditën, ky kompleks po vendos standarde të reja në turizmin dhe mikpritjen në rajonin e Anamoravës.
Që në momentin e parë, vizitorët përballen me një ambient të kuruar në detaje, ku çdo element është menduar për të krijuar rehati dhe përvojë të paharrueshme. Restorantet ditore ofrojnë shije të rafinuara, ndërsa sallat luksoze janë ideale për dasma, konferenca dhe organizime të ndryshme që kërkojnë klas dhe profesionalizëm.
Vali Ranch nuk është vetëm një vend për të ngrënë apo festuar – është një destinacion i plotë. Me dhoma moderne për akomodim, ambiente të dedikuara për evente madhështore dhe shërbime të shumta që i përshtaten çdo nevoje, ky resort është bërë zgjedhja kryesore për qindra vizitorë çdo ditë.
Ajo që e bën vërtet të veçantë Vali Ranch është harmonia mes natyrës dhe luksit. Pamjet magjepsëse të rrethinës krijojnë një atmosferë të qetë dhe inspiruese, duke e kthyer çdo vizitë në një përjetim që mbetet gjatë në kujtesë.
Me investime të vazhdueshme dhe ide inovative, Vali Ranch Resort & Congress Center po shndërrohet në një pikë referimi jo vetëm në Anamorava, por në mbarë rajonin. Një vend që përfaqëson të tashmen dhe të ardhmen e turizmit modern – dhe një destinacion që shumëkush do ta kishte zili./Radio Star/

