Kryetari i Komunës, Lutfi Haziri, deri tani e ka keqkuptuar, madje edhe e ka keqpërdorur qëndrimin tonë konstruktiv opozitar, atëherë kur ne i mbështetnim iniciativat e tij dhe të mazhorancës, pa kurfarë kalkulimi politik a partiak, vendime këto të rëndësishme për qytetarët dhe komunën tonë.
Duke mos e menduar se megjithate edhe këtu ka një kufi, ai edhe sot bojkotoi seancën e paraditës, duke mos ardhur me kohë, ndonëse në pikën e parë të rendit të punës ishte e paraparë të raportoj ai vet për punën e tij dhe të qeverisjes për gjashtë mujorin e këtij viti.
Prandaj, duke e konsideruar si një injorim të radhës që po i bënë kuvendarëve në vazhdimësi, dhe fundja po e shkel ligjin i cili e obligon të raportoj për punën e tij periodike, ne këshilltarët e PDK-së, bashkë me kolegët e dy subjektet tjera politike opozitare, LVV dhe NISMA, u detyruam ta ndërpresim seancën pas ardhjes së tij me vonesë dhe nën presion të mosmiratimit eventual të raportit të punës, për t’i dhënë atij leksionin e duhur se nuk mund të luaj me përfaqësuesit e zgjedhur nga qytetarët, duke ardhur në seancë vetëm kur atij i teket.
Edhe vet raporti i auditorit të përgjithshëm (i cili, bashkë me raportin e punës dhe atë financiar do të shqyrtohet në vazhdimin e seancës së KK që do te mbahet të hënën e ardhshme), përmes gjetjeve të shumta të keqmenaxhimit dhe keqpërdorimeve të mëdha të buxhetit të komunës – parasë publike nga taksa e qytetarëve, nga viti fiskal 2015 e këndej, nxjerrë në shesh si të dokumentuara dështimet nga papërgjegjësia e skajshme e qeverisjes Haziri në menaxhimin e buxhetit dhe të komunës në përgjithësi.
Shefik Surdulli /këshilltar komunal nga PDK në Gjilan/