Raportohet se brenda strukturave të LDK-së është duke qarkulluar një “skicë” e listës zgjedhore në kuadër të afrimit mes Lumir Abdixhikut dhe Vjosa Osmanit.
Sipas këtyre raportimeve, në krye të listës parashihet të jetë Osmani, ndërsa pas saj Abdixhiku.
Në dhjetëshen e parë, Osmani do të ketë mundësinë të përzgjedhë edhe tre kandidatë të tjerë, ndërsa Abdixhiku pesë.
Ndërkohë, në dhjetëshen e dytë raporti ndryshon, ku gjashtë pozita i takojnë Vjosa Osmanit dhe katër Lumir Abdixhikut, raporton Sinjali.

