Ka përfunduar ndeshja mes Drita dhe Llapi, e vlefshme për xhiron e 30-të të Superligës së Kosovës.
Drita ka arritur një fitore bindëse ndaj Llapit me rezultat të thellë 3-0, duke konfirmuar formën e saj të lartë këtë sezon.
Skuadra e drejtuar nga Zekirija Ramadani vazhdon të krijojë distancë nga ndjekësi më i afërt, Ballkani, duke pasur tashmë një epërsi prej 5 pikësh.
Pas kësaj fitoreje, Drita kryeson tabelën me gjithsej 57 pikë të grumbulluara.

