Mos luani me emrin e Agim Ramadanit
Polemikat e ditës së sotme për emrin e Stadiumit të Qytetit dhe Autostradës Prishtinë – Gjilan – Dheu i Bardhë, konfrontimi i grupit të këshilltarëve komunal dhe i klubeve të futbollit të qytetit, duke lakuar emrin e heroit të kombit Agim Ramadani e madje duke e krahasuar nuk i bënë nder emrit të Agimit, e aq më pak qytetit të Gjilanit.
Nuk jemi kundër figurave që dhanë kontribut të madh në futbollin gjilanas, por jemi kundër krahasimit e aq ma pak vënjes në lojë të emrit të Agim Ramadanit.
Ju bëjmë thirrje subjekteve politike, klubeve të futbollit dhe tifo-klubeve për maturi në procesin e emërimit të Stadiumit të Qytetit dhe Autostradës Prishtinë – Dheu i Bardhë. Të gjejmë zgjidhjen më të mirë, së bashku.
Agim Ramadani është njëri nga figurat më të ndritura të kombit tonë, dhe si i tillë është i pakrahasueshëm. Mos luani me emrin e tij. Emri i tij duhet lartësuar, duhet vendosur në vendet ku e meriton dhe asnjëherë nuk duhet të jetë pjesë e polemikave dhe debatave të panevojshme, e aq më pak për përfitime politike.
Iniciativa Qytetare e Zhegrës