Në mungesë të deputetëve opozitarë, është shtyrë për në orën 19:00 seanca e jashtëzakonshme, për zgjedhjen e presidentit.
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës Albulena Haxhiu, u bërë thirrje deputetëve të opozitës që të jenë të pranishëm në senacë.
Ndërsa tha se opozita në vend që të iu bëjë presion kandidateve që të tërhiqen nga gara, duhet të jenë të pranishëm në senacë dhe të flasin nga aty, jo nga zyret e tyre.
“Përkundër faktit që i kam bërë thirrje deputeteve që të vijnë në seancë, siç po e shihni depuetetet nga opozita s’janë të pranishëm. Detyrohen që t’i adresojë përgjegjësitë që deputetet kanë, në raport me obligimet kushtetuese. S’kam pranuar asnjë njoftim për arsyet e mungesë së deputeteve. Në këto rrethana deputetet duhet të ndihen të obliguar që të marrin pjesë në seanca. Edhe njëherë i ftoj dhe i lus që të jenë të pranishëm në seancë. Në vend që t’i bëjnë presion kandidateve që të tërhiqen nga gara. I ftoj që të vijnë dhe nëse kërkojnë fjalën, ua japim, por jo të flasin nga zyrat e tyre. Këtu është vendi ku duhet të flasin. I lus që të vijnë në këtë seancë”, tha Haxhiu.

