Trajneri Zekirija Ramadani, para ndeshjes ndaj Prishtinës, ka theksuar se skuadra e tij e pret një përballje të vështirë ndaj një kundërshtari me shumë histori.
“Kemi përballë ekipin më të trofeshëm dhe nuk do të jetë aspak lehtë. Prishtina është skuadër solide me një trajner të mirë, por neve na interesojnë vetëm pikët dhe ruajtja e këtij diferencimi që kemi krijuar,” u shpreh Ramadani.
Ai shtoi se fitorja kërkon përkushtim maksimal:
“Duhet ta marrim 3-pikëshin me mund, sakrificë dhe lojë të mirë. Përkrahja e tifozëve po na ndihmon shumë për t’i kompensuar mungesat.”
Në fund, Ramadani theksoi rëndësinë e ndeshjeve të mbetura: “Na presin edhe gjashtë finale deri në fund, ku çdo kundërshtar është i vështirë.”

