Federata Sindikale e Punëtorëve të Sektorit Privat ka njoftuar se më 1 maj, në shënim të Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve, do të organizojë një protestë paqësore.
Sipas njoftimit, protesta do të fillojë në ora 10:00, me vendgrumbullim në Sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.
Më pas, pjesëmarrësit do të vazhdojnë sipas itinerarit të planifikuar deri në hapësirën ndërmjet objektit të ish-Gërmisë dhe ndërtesës së Qeverisë.
“Protesta do të fillojë në ora 10:00, me vendgrumbullim në Sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, dhe do të vazhdojë sipas itinerarit të planifikuar deri në hapësirën ndërmjet objektit të ish-Gërmisë dhe ndërtesës së Qeverisë”, thuhet në njoftim.

