Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka reaguar me kritika të forta ndaj zhvillimeve të fundit politike në vend, duke theksuar mungesën e bashkëpunimit, pragmatizmit dhe kompromisit në skenën politike.
Ai e ka cilësuar si të qëllimshëm dështimin e dy legjislaturave të Kuvendit, duke akuzuar se interesat partiake po mbizotërojnë mbi ato shtetërore.
Sipas tij, mentaliteti parti-shtet është i papranueshëm dhe i dëmshëm për të ardhmen e Kosovës, e cila, siç thekson, meriton më shumë përgjegjësi, punë dhe respekt nga përfaqësuesit e saj politikë.

