Më datë: 29.04.2026, Bordi i Drejtorëve i KRU “Hidromorava” Sh.A. mbajti Mbledhjen e katërt (IV) të rregullt për vitin 2026, në të cilën u trajtuan çështje të rëndësishme për funksionimin dhe orientimin strategjik të Ndërmarrjes 🚰.
Në këtë mbledhje u shqyrtua dhe u miratua: ✅ Raporti i Punës për muajin mars 2026, ku u prezantua ecuria e aktiviteteve operative, realizimi i detyrave të planifikuara dhe menaxhimi i proceseve të punës gjatë kësaj periudhe.
Gjithashtu, gjatë mbledhjes u diskutua gjerësisht mbi qasjen strategjike të punës së Ndërmarrjes, me theks të veçantë në: 📌 përmirësimin e efikasitetit operativ dhe organizativ, 📌 forcimin e planifikimit dhe menaxhimit të burimeve, 📌 avancimin e qeverisjes së brendshme dhe praktikave të mira të menaxhimit, 📌 si dhe orientimin drejt zhvillimit të qëndrueshëm dhe rritjes së cilësisë së shërbimeve për konsumatorët.
Bordi i Drejtorëve dhe Menaxhmenti rikonfirmuan përkushtimin për vazhdimin e reformave institucionale, forcimin e disiplinës së punës dhe përmirësimin e vazhdueshëm të performancës së Ndërmarrjes.
KRU “Hidromorava” Sh.A. mbetet e përkushtuar në ofrimin e shërbimeve të sigurta, cilësore dhe të besueshme, si dhe në zhvillimin e qëndrueshëm institucional në të gjitha fushat e veprimtarisë.

