Ditët me diell, kombinimi i pushimit të 1 majit me fundjavën kanë tërhequr vizitorë të shumtë në bregdetin e Shëngjinit.
Strukturat akomoduese në zonë kanë qenë të përgatitura për këtë fluks, pasi rezervimet ishin kryer që më herët, ndërsa interesi për të kaluar pushimet në Shëngjin mbetet i lartë edhe për ditët në vijim.
Shëngjini po konfirmohet gjithnjë e më shumë si një destinacion që frekuentohet jo vetëm gjatë sezonit veror, por sa herë kushtet atmosferike janë të favorshme, duke ofruar qetësi dhe një eksperiencë të këndshme për vizitorët.

