Palma Mobilje ka shënuar një arritje të rëndësishme në rrugëtimin e saj profesional, duke depërtuar zyrtarisht në tregun e Shteteve të Bashkuara të Amerikës me eksportin e produkteve të saj cilësore të mobiljeve.
Ky zhvillim konsiderohet një hap gjigant për kompaninë, e cila tashmë po dëshmon se standardi, dizajni modern dhe përkushtimi ndaj cilësisë mund ta pozicionojnë një brend vendor edhe në tregjet më të mëdha ndërkombëtare.
Me vite përvojë dhe investime të vazhdueshme në inovacion, Palma Mobilje ka arritur të fitojë besimin e klientëve jo vetëm në rajon, por tashmë edhe në tregun amerikan, duke u shndërruar në një nga emrat lider në industrinë e mobiljeve.
Eksporti drejt SHBA-së përfaqëson jo vetëm suksesin e kompanisë, por edhe një promovim të fuqishëm të prodhimit vendor në arenën globale. Ky është një tregues i qartë se bizneset kosovare kanë potencial të konkurrojnë denjësisht në tregjet më prestigjioze botërore.
Përfaqësues të kompanisë kanë theksuar se ky është vetëm fillimi i zgjerimit ndërkombëtar dhe se synimi mbetet rritja e vazhdueshme e cilësisë, inovacionit dhe prezencës në tregjet globale./Radio Star/

