Drejtorati i Inspekcionit, ka rrënuar një objekt të rrezikshmërisë së lartë, në lagjen Dheu i Bardhë.
“Ky objekt tre katesh paraqiste rrezik të lartë për banorë dhe pas ankesave të qytetarëve dhe konstatimit se paraqiste rrezik sidomos për fëmijët, është rrënuar”, tha Isa Agushi, drejtor për Inspekcion.
Sipas tij ky objekt-gërmadhë në rrugën “Salih Aga”, mund të shembej vet dhe paraqiste rrezik për banorët, sidomos për fëmijët e lagjes.
“Pas konstatimit të rrezikshmërisë nga organet kompetente, inspektorët u kujdesen që të bëhet rrënimi i kontrolluar dhe të pastrohet hapësira”, tha drejtori Isa Agushi.

