Vritet një 22-vjeçar në Gjilan
Një person është vrarë me armë zjarri në fshatin Bresalc të Gjilanit.
Lajmin për KALLXO.com e konfirmoi zëdhënësi i Policisë Rajonale të Gjilanit, Ismet Hashani.
Sipas zëdhënësit, Policia është informuar rreth orës 23:00 nga Qendra Emergjente e Spitalit të Gjilanit se një person është sjellë pa shenja jete aty.
Policia i është përgjigjur kësaj thirrjeje dhe është konfirmuar vdekja e viktimës nga plagët e shkaktuara nga arma e zjarrit.
Viktima është një 22 vjeçar.
Menjëherë Policia ka filluar hetimet dhe ka arritur ta arrestojë një të dyshuar.
“Ndërsa, një i dyshuar tjetër ende është në arrati”, tha për KALLXO.com Ismet Hashani.
Policia ende nuk i di motivet e këtij rasti.
Me urdhër të prokurorit është konfiskuar një veturë e të dyshuarve.