Ish-kandidati për deputet, Albert Selishta, po qëndron në Bursa të Turqisë, ku është zhvilluar një takim me shoqatën e biznesmenëve shqiptarë ARNİAD.
Gjatë vizitës, delegacioni u prit nga kryetari i shoqatës, Bayram Taşocak, si dhe nga anëtarët e saj. Në takim u prezantuan mundësitë që ofrojnë vendet tona për investitorët potencialë.
Po ashtu, u bë ftesë që përfaqësuesit e ARNİAD të vizitojnë Gjilanin dhe Kamenicën, për t’u njohur nga afër me kushtet dhe mundësitë për investime në këto komuna.
Përfaqësuesit komunalë shprehën gatishmëri për të mbështetur, brenda kompetencave të tyre, çdo iniciativë që synon forcimin e bashkëpunimit ekonomik dhe rritjen e investimeve të huaja në rajon./Radio Star/

