Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, ka vlerësuar punën dhe përkushtimin e punëtorëve të ndërmarrjes publike komunale, të cilët çdo ditë kujdesen për pastërtinë dhe mirëmbajtjen e hapësirave publike në qytet.
Ai ka theksuar se punëtorët e ndërmarrjes angazhohen vazhdimisht në mirëmbajtjen e rrugëve, parqeve dhe hapësirave të përbashkëta, duke kontribuar që qyteti të jetë i pastër, i rregullt dhe i denjë për të gjithë qytetarët.
“Puna e tyre shpesh kalon pa u vënë re, por ndikimi që kanë në cilësinë e jetës sonë është i madh dhe i përditshëm”, ka thënë kryetari Rahimaj.
Komuna e Kamenicës mbetet e përkushtuar që të mbështesë dhe të vlerësojë punën e çdo punonjësi që kontribuon në krijimin e një ambienti më të mirë dhe më të pastër për qytetarët.

