Këngëtarja nga Gjilani, Blerona Bucolli, ka publikuar projektin e saj më të ri muzikor me titull “Flaka e Janarit”, një këngë që përcjell emocion, ndjenjë dhe frymë patriotike.
Teksti i këngës është realizuar nga Fatmire Muja, ndërsa muzika mban vulën e kompozitorit Shpëtim Gashi. Projekti është kompletuar edhe me videoklip, duke i dhënë këngës një dimension artistik dhe vizual mjaft të veçantë.
Me interpretimin e saj të ndjerë dhe stilin autentik, Blerona Bucolli vazhdon të sjellë projekte që prekin publikun dhe ruajnë vlerat e muzikës shqipe. “Flaka e Janarit” pritet të mirëpritet nga adhuruesit e muzikës, veçanërisht nga ata që vlerësojnë këngët me mesazh dhe emocion të fortë./Radio Star/

