Nënkryetari i Lidhja Demokratike e Kosovës, Lutfi Haziri, ka reaguar pas vdekjes së profesorit dhe njërit prej nënshkruesve të Deklaratës së Pavarësisë, Alush Gashi, duke e cilësuar humbjen e tij si të madhe për LDK-në dhe Republikën e Kosovës.
Haziri e falënderoi Gashin për kontributin, këshillat dhe trashëgiminë që la pas.

