Ka përfunduar ndeshja mes Dukagjinit dhe Dritës, e vlefshme për xhiron e 34-t të kampionatit.
Skuadra e drejtuar nga Zekirija Ramadani, e cila në xhiron e kaluar siguroi matematikisht titullin e pestë kampion në histori të klubit, këtë herë nuk arriti të marrë rezultat pozitiv në përballjen ndaj Dukagjinit.
Vendasit zhvilluan një paraqitje të mirë dhe arritën të triumfojnë me rezultat të pastër 2:0 ndaj kampionëve të rinj të Kosovës.
Pas kësaj humbjeje, Drita mbetet në kuotën e 66 pikëve, ndërsa në xhiron e 35-të do të përballet me Gjilanin në derbin lokal.

