Ka përfunduar ndeshja mes Gjilanit dhe Llapit, e vlefshme për xhiron e 34-t të kampionatit.
Skuadra e Gjilanit po kalon një periudhë të vështirë, pasi pasi humbi hapin në garën për një vend në Evropë, tani po rrezikon seriozisht zonën e barazhit pas humbjes së sotme ndaj Llapit.
Llapi arriti të marrë tri pikë shumë të rëndësishme në transfertë, duke triumfuar me rezultat 1:2 ndaj Gjilanit.
Pas kësaj disfate, Gjilani mbetet me 45 pikë, vetëm dy pikë larg zonës së barazhit, duke e bërë edhe më të tensionuar fundin e sezonit për skuadrën gjilanase.

