Nxënësi Erdi Shabani nga Gjilani ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm në Olimpiadën e Gjuhës Shqipe, duke zënë vendin e parë në fazën e tretë të këtij kompeticioni të rëndësishëm arsimor.
Ky rezultat vjen si dëshmi e përkushtimit, talentit dhe punës së palodhshme të Erdit, i cili me arritjen e tij ka bërë krenar jo vetëm Gjilanin, por edhe komunitetin arsimor në përgjithësi.
Suksesi i tij konsiderohet motivim për të rinjtë dhe shembull i përkushtimit ndaj dijes dhe gjuhës shqipe.

