Sot, duke filluar nga ora 17:00, në oborrin e Spitalit të Gjilanit do të bëhet vendosja e gurthemelit të Spitalit të Pediatrisë, një projekt i rëndësishëm për shëndetësinë në rajon.
Radio Star merr vesh se në këtë ceremoni pritet të marrin pjesë Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, si dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.
Ndërkohë, në Gjilan po vazhdojnë edhe punimet për renovimin e repartit të emergjencës, investim ky që pritet të ketë kosto të lartë dhe të ndikojë në përmirësimin e shërbimeve shëndetësore për qytetarët.

