Zyra e Tatimit në Pronë e Drejtoratit për Buxhet dhe Financa, njofton qytetarët se përkohësisht është ndalur shtypja e faturave dhe rishpërndarja e pagesave në Sistemin e Tatimit në Pronë, për shkak se këto procese po e ngadalësojnë në masë të konsiderueshme shpërndarjen e parapagimeve.
Kjo është bërë nga Departamenti i Tatimit në Pronë, përmes njoftimeve zyrtare të datave 18.05.2026 dhe 20.05.2026.
“Në këtë drejtim, do t’i njoftojmë qytetarët me kohë, menjëherë pasi të krijohen kushtet teknike dhe administrative për vazhdimin e shtypjes/shpërndarjes së faturave dhe shpërndarjes së pagesave”, tha Avdyl Kastrati, drejtor për Buxhet dhe Financa.

