Të dashur familjarë, miq dhe të gjithë njerëzit me zemër të mirë,
Po kalojmë një periudhë shumë të vështirë si familje.
Motra ime është diagnostikuar me një sëmundje serioze të gjakut dhe ka nevojë për trajtim të avancuar dhe transplantim të palcës së eshtrave në Turqi.
Ne tashmë kemi aplikuar për mbështetje nga Shteti i Kosovës Fondi i Sigurimit Shendetesor dhe i gjithë dokumentacioni mjekësor është dorëzuar, por procesi kërkon kohë dhe shpenzimet janë shumë të larta.
Për këtë arsye, me shpresë dhe përulësi, kemi vendosur të hapim një aksion bamirësie për ta ndihmuar motrën tonë që ta marrë trajtimin sa më shpejt të jetë e mundur.
Çdo ndihmë — e madhe apo e vogël — ka vlerë shumë të madhe për ne.
Nëse nuk keni mundësi të ndihmoni financiarisht, ju lutemi ta ndani këtë mesazh me të tjerët.
Ju falënderojmë nga zemra për mbështetjen, lutjet dhe kujdesin tuaj në këtë kohë të vështirë.
Linki ne Gofund Me: https://gofund.me/059383564

