Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu thotë se ka folur mbrëmë me presidentin amerikan Donald Trump për të diskutuar zhvillimet më të fundit në bisedimet me Iranin.
Duke shkruar në X para disa minutash, Netanyahu tha se ai dhe Trump janë pajtuar që “çdo marrëveshje përfundimtare me Iranin duhet ta eliminojë kërcënimin bërthamor”.
Ai thotë se ky proces përfshin largimin e “materialit bërthamor të pasuruar” nga Irani, si dhe çmontimin e objekteve iraniane për pasurimin bërthamor.
“Politika ime, sikurse ajo e Presidentit Trump, mbetet e pandryshuar: Irani nuk do të ketë armë bërthamore”.

