Mërgata, krejt dashni për LDK-në!
Jemi të impresionuar me besimin e jashtëzakonshëm të bashkatdhetarëve tanë në Zvicër, për partinë e besës dhe shpresës.
Kjo mbështetje është dëshmia më e madhe e rikthimit të madh të LDK-së më 7 qershor.
Duke qenë njëri prej jush, tash e 57 vite familje e bashkatdhetarëve, dhe meqenëse po jetojmë në kohën ku shpesh mungojnë fjalët e mira, unë u jam pafundësisht mirënjohës që në çdo fazë keni qenë mbështetja jonë më e madhe.

