Prishtinë- Këshilli Gjyqësor i Kosovës në takimin e së hënës, ka zgjedhur Afrim Shalën komisioner për përgjime.
Shala gjyqtar në Gjykatën Supreme, u zgjodh në këtë pozitë me 11 vota për, raporton “Betimi për Drejtësi“.
Ndryshe, propozimi për emërimin e gjyqtarit Afrim Shala në pozitën e komisionerit u bë nga gjyqtari Bashkim Hyseni, njëherësh anëtar i Këshillit.
Ndryshe, nga 1 tetori 2022 Shala ishte avancuar në Gjykatën Supreme, në degën penale. Ai është edhe trajnues në Akademinë e Drejtësisë. /BetimipërDrejtësi

