Policia në Gjilan ka arrestuar një të dyshuar për sulm seksual.
Sipas Policisë, i dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar 48 orë në qendrën e mbajtjes.
Dje në Gjilan, është arrestuar një burrë, shtetas turk. Policia thotë se ai ka keqpërdorur seksualisht një të mitur e cila është shqiptare.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull turk /shtetas i huaj, pasi që dyshohet që ka keqpërdorur seksualisht viktimën moshë e mitur femër K/Shqiptare.
Arrestimi ka ardhur pasi viktima kishte raportuar në Polici rastin e sulmit seksual ndaj saj.
Sipas Policisë, rasti ka ndodhur në Gjilan më 29.07.2018, rreth orës 10:00