Skuadra gjilanase Drita ka njoftuar se ka vazhduar bashkëpunimin me sulmuesin Arb Manaj, i cili do të mbetet pjesë e “bardhekaltërve” edhe për sezonin e ardhshëm.
Klubi nga Gjilani ka bërë të ditur lajmin përmes një njoftimi zyrtar, duke konfirmuar se sulmuesi do të vazhdojë të jetë pjesë e ekipit.
Drita nuk ka dhënë më shumë detaje rreth kohëzgjatjes së kontratës, por ka bërë të qartë se Manaj mbetet pjesë e rëndësishme e skuadrës dhe nuk pritet të largohet nga kampionët gjilanas.
Vazhdimi i kontratës së Arb Manajt është një tjetër hap i Dritës në ruajtjen e boshtit të ekipit për sfidat që e presin në edicionin e ri.

