Komisioni për Vlerësimin e Performancës së Prokurorëve, i udhëhequr nga kryetarja znj. Elza Bajrami-Kastrati, ka mbajtur sot mbledhjen e radhës, me pjesëmarrjen e anëtarëve, prokurores znj. Nazan Shero, prokurorit z. Arben Ismajli, si dhe të Koordinatorit të Komisioneve të Përhershme të Këshillit Prokurorial të Kosovës, z. Besim Kusari.
Në fillim të mbledhjes, Komisioni miratoi procesverbalin e takimit paraprak. Më pas, në kuadër të procedurave të rregullta për vlerësimin e performancës së prokurorëve, Komisioni zhvilloi hedhjen e shortit për përcaktimin e renditjes së gjashtë (6) prokurorëve që do t’i nënshtrohen vlerësimit në grupin e tretë (III). Gjithashtu, u realizua hedhja e shortit edhe për grupin e katërt (IV), i cili përfshin shtatë (7) prokurorë.

