Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka bërë të ditur se komuna ka mirëpritur një delegacion biznesi nga India, në kuadër të një takimi bilateral dhe sesioni B2B me përfaqësues të bizneseve lokale.
Sipas Hysenit, vizita kishte për qëllim prezantimin e potencialit ekonomik të Gjilanit, zgjerimin e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe krijimin e mundësive të reja për investime dhe partneritete mes kompanive indiane dhe atyre gjilanase.

