📢 Thirrja e fundit për pagesat e fatura të shërbimeve të ujësjellësit
➡️Njoftojmë konsumatorët me 2 ose më shumë fatura të papaguara se është duke vazhduar shkyçja nga rrjeti i ujësjellësit dhe procedura përmbarimore.
Ftojmë të gjithë konsumatorët të kryejnë pagesat sa më parë.
📄Për ata që nuk kanë mundësi të shlyejnë borxhin plotësisht, ofrojmë riprogramim me këste mujore — mund të paraqiteni në zyrat tona për marrëveshje.
Konsumatorët që:
➡️bëjnë pagesën e plotë, ose
➡️nënshkruajnë marrëveshje për riprogramim⬇️
Do të largohen nga lista për shkyçje dhe procedura përmbarimore
Pagesat mund t’i kryeni në:
– Arkat e Kompanisë,
– Posta e Kosovës ( ora 08:00 – 20:00),
– Institucione Mikrofinanciare.
– Rikujtim, mos kryeni pagesa CASH te asnjë zyrtar i KRU Hidromorava, por vetëm në pikat zyrtare të lartëcekura.
Pagesa e rregullt e ujit ndihmon drejtpërdrejt në përmirësimin e shërbimeve tona.
Mos e vononi pagesën!
Me respekt!
KRU Hidromorava

