Ambasadori i Kosovës në Bruksel, njëherësh kryenegociatiori në dialogun Kosovë-Serbi, Agron Bajrami, ka ndarë një foto bashkë me të ngarkuarin me punë të Maqedonisë së Veriut në NATO, Ismail Ebipin, ambasadorin e Shqipërisë në NATO, Bardhyl Kollçakun, ambasadorin e Bullgarisë Nikolay Milkov, të ngarkuarin me punë të Kroacisë Mirko Ujdenica, si dhe me ambasadoren e Malit të Zi Milena Kaleziq.
Ai tha se ua ka prezantuar perspektivën e Kosovës si ambasador në BE dhe NATO, dhe si kryenegociator në dialogun e lartpërmendur.
“Mirënjohës për një shkëmbim të pasur dhe të hapur mbi sigurinë rajonale, integrimin euroatlantik dhe sfidat me të cilat përballet rajoni ynë”, shkroi Bajrami në X.
“Pata kënaqësinë të prezantoja perspektivën e Kosovës si Ambasador në BE dhe NATO, dhe si Kryenegociator në dialogun Kosovë-Serbi, duke përfituar nga njohuritë dhe mbështetja e vlefshme e partnerëve tanë”.
Ai falënderoi Ebipin dhe delegacionin e Maqedonisë së Veriut që e organizoi këtë takim.
“Falënderime të veçanta për z. Ebipi dhe delegacionin e Maqedonisë së Veriut për organizimin e këtij takimi domethënës”.
“Diplomacia në kulmin e saj: dialog i sinqertë, mirëkuptim i ndërsjellë dhe një angazhim i përbashkët për një Ballkan Perëndimor të sigurt, të qëndrueshëm dhe euroatlantik”.
A heartfelt thank-you to the NATO Permanent Representatives – Ambassador Bardhyl Kollçaku of @AlMissionNATO, Ambassador Nikolay Milkov of @BulgariaNATO, Mr. Mirko Ujdenica, Chargé d’Affaires of @CroatiaNato, Ambassador Milena Kalezić of @MontenegroNATO, Ambassador @ABenedejcic of… pic.twitter.com/MBCL8OyRMX
— Agron Bajrami (@AgronBajrami) June 12, 2026

