Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, ka bërë të ditur se edicioni i sivjetmë i “Gjilani Fest 2026” ka nisur me një atmosferë të jashtëzakonshme festive, duke mbledhur qytetarë të shumtë dhe ansamble kulturore në zemër të qytetit.
Sipas tij, nata e parë e festivalit solli ngjyra, këngë dhe valle tradicionale, duke e kthyer Gjilanin në një qendër të promovimit të kulturës dhe trashëgimisë shqiptare.

