Nën përkujdesjen e kryetarit Alban Hyseni, Komuna e Gjilanit do të shënoj 15 qershorin – Ditën e Çlirimit, ku janë të parapara të mbahen një sërë aktivitetesh.
Kryetari Alban Hyseni ka deklaruar se për këtë ditë të bardhë, familjet e dëshmorëve sakrifikuan bijtë e tyre për të njomur themelet e shtetit të Kosovës me gjakun e tyre.
“Në këtë ditë, të gjithë ata që janë dëshmitarë të kohës, të gjithë ata që e përjetuan ditën e çlirimit të Gjilanit duhet të ndihen krenarë, duhet të tregojnë respekt dhe mbi të gjitha duhet të marrin mbi vete tërë atë angazhim në përgjithësi që kanë ndaj atyre që këtë vend e bënë me nam, me nderë dhe të lirë”.
“Familjet e dëshmorëve sakrifikuan bijtë e tyre për të njomur themelet e shtetit të Kosovës me gjakun e tyre. Duhet t’i respektojmë e nderojmë edhe veteranët e luftës që rastësia ka dashur që ata janë gjallë”, ka thënë Hyseni.

