Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, mori pjesë në aktivitetet përkujtimore dhe institucionale të organizuara me rastin e 27-vjetorit të çlirimit të Gjilanit.
Pas homazheve dhe nderimeve pranë varreve të dëshmorëve, ai së bashku me përfaqësues institucionalë dhe qytetarë mori pjesë në Seancën Solemne të Kuvendit Komunal, ku u kujtua me respekt sakrifica e atyre që dhanë jetën për lirinë e vendit dhe u ritheksua përkushtimi për zhvillimin e mëtejshëm të qytetit.

