Vendi i punës: Gjilan
Detyrat dhe përgjegjësitë:
• Bën analizën e plotë të proceseve dhe instalimeve makinerike në objektet prodhuese të kompanisë;
• Mbikëqyr funksionimin, mirëmbajtjen dhe optimizmin e pajisjeve prodhuese;
• Jep rekomandime teknike për përmirësimin e proceseve të prodhimit dhe rritjen e efikasitetit;
• Organizon dhe koordinon punën e kontraktorëve dhe ekipeve teknike gjatë realizimit të projekteve;
• Mbikëqyr instalimin, servisimin dhe mirëmbajtjen e linjave të prodhimit;
• Siguron respektimin e standardeve teknike dhe të sigurisë në punë;
• Informon menaxhmentin për ecurinë e projekteve dhe aktiviteteve teknike;
• Pranon detyrat nga udhëheqësi apo personi i autorizuar dhe siguron implementimin e tyre në afatet e përcaktuara.
Kualifikimet:
• Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike;
• Së paku 2 vite përvojë pune në industri prodhuese ose në mbikëqyrje të instalimeve makinerike;
• Aftësi të mira organizative dhe menaxhuese;
• Aftësi të mira komunikimi dhe pune në ekip;
• Njohuri të mira të proceseve të mirëmbajtjes industriale;
• Të posedojë patentë shoferi, Kategoria B.
Ne ofrojmë:
• Ambient profesional dhe dinamik pune;
• Mundësi zhvillimi dhe avancimi në karrierë;
• Pagesë konkurruese sipas përvojës dhe kualifikimeve.
Të gjithë kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV-në e tyre në adresën elektronike:
📧 hr@royalbev.com
☎️ +383 49 761 995
Afati për aplikim: Deri në plotësimin e pozitës.
Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen.

