Ditën e sotme skuadra e Gjilanit përfundoi me sukses stërvitjet para duelit të parë,që kuq e bardhët e zhvillojnë nesër kundër Prishtinës në kuadër të Ipko Superligës.
Stërvitja sotme dhe njëkohësisht e fundit para duelit të nesërm u mbajt tek fusha ndihmëse me barë artficial.Kryetrajneri i skuadrës Sadat Pajaziti sot pati një program të lehtë të stërvitjes,ku ai punoi kryesisht në vendosjen e ekipit të tijë.
Lojtarët janë në gjendje të mirë fizike dhe ata janë të gatshëm për startin e kampionatit,ku kanë punuar gjatë gjithë javës për ndeshjën hapëse.Në duelin e nesërm Gjilani do të paraqitet pa dy lojtarët e suspenduar për javën e parë,bëhet fjal për Edon Sadriun dhe Ergon Hysenin,kurse i riu Altin Aliu gjindet në fazën finale rikuperuese ku ai po kalon një lëndim që kishte pësuar në krahun e tijë të djatht.
Kujtojmë se nesër me fillim nga ora 19:45 në arenën “Fadil Vokrri” zhvillohet ndeshja përmbyllëse e javës së parë ndërmjet Prishtinës vendëse dhe Gjilanit musafir.