Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, me rastin e festës së Kurban Bajramit ka uruar Bashkësinë Islame në Gjilan dhe qytetarët e besimit mysliman. Në mesazhin e urimit thuhet:
“I nderuari kryetar i Bashkësisë Islame në Gjilan, Naim Aliu,
Të nderuar qytetarë të komunës së Gjilanit,
Më lejoni që në emrin tim personal dhe të Komunës së Gjilanit, t’ju uroj festën e Kurban Bajramit, e cila përcillet me mesazhin e sakrificës për Zotin.
Bota sot është në sakrifikim të njeriut, burrave, grave, madje dhe e fëmijëve. Në Kosovë po ballafaqohemi me humbjen e jetëve në trafik, me vrasje për motive xhelozie e mosmarrveshje. Sa e dhimbshme dhe i rëndë ky largim nga parimi i besimit.
Është ditë e madhe e lutjeve që kjo lloj sacrifice të ndalet dhe t’i kthehemi besimit në Zot, atdhe e familje.
Zoti qoftë gjithmonë me ne dhe i bekoftë familjet tona me mirëqenie, mbarësi dhe harmoni. Urime Kurban Bajrami!”, thuhet në mesazhin e urimit të kryetarit të Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri.