Të mërkurën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku pritet herë pas here të ketë zhvillime të fuqishme të vranësirave, duke gjeneruar lokalisht rrebeshe shiu apo në momente të caktuara rrëke, breshër dhe shkarkesa rrufesh, disa prej tyre të ashpra.
Në momente të caktuara këto zhvillime mund të marrin karakter shtrëngatash, ku priten edhe vërshime të shpejta.
Era do të fryjë nga drejtime të ndryshme, ndërsa në zonat ku do të ketë zhvillime konvektive pritet të jetë në formë të stuhive të fuqishme, me shpejtësi maksimale deri në 90 km/h. Mund të ketë thyerje të degëve të mëdha, rrëzim të pemëve të dobëta, dëmtime në çati, sera dhe objekte të palidhura që mund të fluturojnë. Ngasja e automjeteve mund të bëhet më e rrezikshme.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej 17 deri në 20°C, ndërsa ato maksimale prej 28 deri në 32°C /MeteoKosova/

