Gjilani ishte mikpritës i edicionit të nëntë të Festivalit Ndërkombëtar të Muzikës “Rising Stars”, një ngjarje që mblodhi rreth 100 konkurrentë nga 15 shtete të botës dhe mbi 200 mysafirë ndërkombëtarë.
Për disa ditë me radhë, festivali e shndërroi Gjilanin dhe Kosovën në një qendër të rëndësishme të shkëmbimit kulturor dhe artistik, duke promovuar talentet e reja dhe bashkëpunimin ndërkombëtar në fushën e muzikës.
Nata finale u karakterizua nga performanca artistike të nivelit të lartë, ndërsa u shpallën edhe fituesit e çmimeve kryesore. Vlerësimet më të larta të jurisë iu ndanë pjesëmarrësve nga Rumania, Malta dhe Italia, të cilët u dalluan për interpretimet e tyre gjatë festivalit.
Organizatorët e vlerësuan këtë edicion si një nga më të suksesshmit deri më tani, duke theksuar pjesëmarrjen e gjerë ndërkombëtare dhe nivelin e lartë artistik të garuesve.
Festivali Ndërkombëtar i Muzikës “Rising Stars” u realizua me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Republikës së Kosovës.

